RRETH NESH


Midea Albania është përfaqesuesi zyrtar në Shqipëri i gjigandit botëror të kondicionimit, Midea Air Conditioner. Pjesë e grupit Midea, Midea Air Conditioner bazon zhvillimin e produkteve dhe sistemeve të kondicionimit, në teknologjinë më të fundit dhe standardet më të larta të cilesisë, me fokusin kryesor tek komoditeti maksimal për klientin. Midea është prodhuesi më i madh dhe brandi numër 1 për produktet dhe sistemet e ajrit të kondicionuar. Çdo vit, Midea vlerësohet me mbi 40 çmime prestigjoze që e diferencojnë atë në treg përsa i përket cilësisë, dizenjimit dhe çmimeve konkurruese duke u renditur si brandi më i admiruar për kondicionimin komercial dhe rezidencial. E pranishme në mbi 200 vende të botës, dhe e renditur nga Revistën Fortune mes 500 kompanive më prestigjoze nëpër botë, çdo vit, mbi 50,000 projekte të kapaciteteve të larta si stadiume, parqe olimpike etj, mbajnë vulën e cilësisë Midea Air Conditioner.

Partneriteti dhe bashkëpunimi me kompani prestigjoze nëpër botë si: Honeywell, KUKA, CLIVET, LENNOX, TRANE, SIEMENS, BOSSH, GENERAL ELECTRIC, YASKAWA etj, fuqizon Midea Air Conditioner si lider i padiskutueshëm në fushën e HVAC në çdo shtet ku operon. Prej vitit 2015, Midea Albania është partneri juaj i besuar i komoditetit dhe ajrit të shëndetshëm edhe në Shqipëri. Midea ofron një gamë gjithëpërfshirëse produktesh në fushën e HVAC, si dhe shërbime projektimi, implemtentimi dhe mirëmbajtje nga një staf i specializuar dhe trajnuar për të ofruar zgjidhjet më efiçente për sistemet e kondicionimit rezidencial dhe komercial.

Produktet dhe sistemet Midea janë dizenjuar për të ofruar temperatura optimale në çdo ambient, pavarësisht temperaturave të larta apo ulëta të motit. Sistemet operojnë me zhurmë minimale si dhe kursejnë ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike. Falë teknologjisë së përparuar dhe cilësisë së lartë të produkteve dhe shërbimeve profesionale, Midea Albania ofron zgjidhjet më ideale të kondicionimit për shtëpi, hotele, stadiumet, aeroporte, godina industriale, mjekësore, arsimore etj, Prej 2016, Midea Albania mirëpret klientët në showroomin zyrtar në Tiranë, si dhe ofron produktet e saj në një rrjet të gjerë distributorësh në të gjithë Shqipërinë.


Midea Albania, Teknologjia Që Frymëzon Mundësitë!