Rreth nesh

Midea Albania është përfaqesuesi zyrtar në Shqipëri i gjigandit botëror të kondicionimit, Midea Air Conditioner. Pjesë e grupit Midea, Midea Air Conditioner bazon zhvillimin e produkteve dhe sistemeve të kondicionimit, në teknologjinë më të fundit dhe standardet më të larta të cilesisë, me fokusin kryesor tek komoditeti maksimal për klientin. Midea është prodhuesi më i madh dhe brandi numër 1 për produktet dhe sistemet e ajrit të kondicionuar. Çdo vit, Midea vlerësohet me mbi 40 çmime prestigjoze që e diferencojnë atë në treg përsa i përket cilësisë, dizenjimit dhe çmimeve konkurruese duke u renditur si brandi më i admiruar për kondicionimin komercial dhe rezidencial.

Partneriteti dhe bashkëpunimi me kompani prestigjoze nëpër botë si: Honeywell, KUKA, CLIVET, LENNOX, TRANE, SIEMENS, BOSSH, GENERAL ELECTRIC, YASKAWA etj, fuqizon Midea Air Conditioner si lider i padiskutueshëm në fushën e HVAC në çdo shtet ku operon. Prej vitit 2015, Midea Albania është partneri juaj i besuar i komoditetit dhe ajrit të shëndetshëm edhe në Shqipëri. Midea ofron një gamë gjithëpërfshirëse produktesh në fushën e HVAC, si dhe shërbime projektimi, implemtentimi dhe mirëmbajtje nga një staf i specializuar dhe trajnuar për të ofruar zgjidhjet më efiçente për sistemet e kondicionimit rezidencial dhe komercial.

Produktet dhe sistemet Midea janë dizenjuar për të ofruar temperatura optimale në çdo ambient, pavarësisht temperaturave të larta apo ulëta të motit. Sistemet operojnë me zhurmë minimale si dhe kursejnë ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike. Falë teknologjisë së përparuar dhe cilësisë së lartë të produkteve dhe shërbimeve profesionale, Midea Albania ofron zgjidhjet më ideale të kondicionimit për shtëpi, hotele, stadiumet, aeroporte, godina industriale, mjekësore, arsimore etj, Prej 2016, Midea Albania mirëpret klientët në showroomin zyrtar në Tiranë, si dhe ofron produktet e saj në një rrjet të gjerë distributorësh në të gjithë Shqipërinë.

Historia jone

Që nga viti 1968, Midea ka dizajnuar zgjidhje të pajisjeve shtëpiake të dizajnuara për një jetë çuditërisht komode në shtëpi. Në këto 50 vite ne jemi rritur shumë me objektivin e vetëm për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve, nëpërmjet përvojës, teknologjive të reja dhe inovacionit të vazhdueshëm të produkteve tona.

Duke e bërë këtë, nga një realitet i spikatur në Kinë, ne jemi shndërruar në një kompani lider në botë, nëpërmjet partneriteteve të rëndësishme dhe blerjeve të fundit, të cilat na bëjnë sot, prodhuesit kryesorë në sektorin e produkteve të bardha në nivel global.

Brandi no.1 ne bote

në trajtimin e ajrit, ajrin e kondicionuar

(* Burimi: Euromonitor International Limited; Consumer Appliances 16ed)

Garancia
Produktet Midea jane me garanci 3 vjecare si dhe duhet bere mirmbajtja cdo 1 vit.
Shiko produktet
Sherbimi i Klientit
Ju sherbejme cdo dite me perkushtim per cdo pyetje qe keni rreth sistemeve te kondicionimit.
Kontakto tani
Profesioniste ne Instalime
Ju sherbejme cdo dite me perkushtim per cdo pyetje qe keni rreth sistemeve te kondicionimit
Meso me shume